Lajçak takon kryeministrin e Maqedonis së Veriut

Lajçak takon kryeministrin e Maqedonis së Veriut

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka takuar sot kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin.

Takimi i tyre është zhvilluar në Bratisllavë, në kuadër të forumit GLOBSEC2022.

Lajçak shkruan se ndjehet mirë kur ndjek nga afër zhvillimet rajonale.

Kujtojmë, që një ditë më parë, qe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i cili i bëri ftesë përmes një letre kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për t’u bërë pjesë e samitit ‘’Ballkani i Hapur’’.

Megjithatë, qe kryeministri Kurti ai i cili i ktheu një përgjigjie të gjatë për synimet e qeverisë kosovare, anise nuk i konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë samit.

Related Articles