Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se të gjitha sfidat e kombit do të jenë të përballueshme nëse ka bashkëpunim mes Kosovës e Shqipërisë.
Sipas Kurtit, duhet të ketë angazhi për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik.
POSTIMI I PLOTË:
E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri.
Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik.