Mbesës i shfaqet në re fytyra e gjyshes së vdekur

Mbesës i shfaqet në re fytyra e gjyshes së vdekur

Një grua e habitur vuri re fytyrën e gjyshes së saj të vdekur në një re teksa po pastronte shtëpinë e saj të vjetër.

30 vjeçarja Natalie Doig beson se e ndjera Gwendoline Shorter “po e shikonte familjen e saj nga parajsa”.

Të afërmit e 87-vjeçares Gwendoline u pikëlluan shumë kur ajo vdiq nga kanceri i gjirit vitin e kaluar.

Nëna e dy fëmijëve, Natalie, thotë se nuk mundi t’u besonte syve dhe bëri një foto të reve në telefonin e saj, e bindur se mund të shihte fytyrën dhe vijën e flokëve të gjyshes në re.

“Mendova ‘wow’. Ishte kaq joreale. Ishte simbolike. Ishte sikur të thoshte ‘po bën gjënë e duhur’ me pastrimin e shtëpisë”.

“Unë besoj se Gjyshja po na shikonte të gjithëve nga parajsa. Mendoj se është gjithmonë dikush me ty. Nani im ishte gjithmonë ajo që besonte shumë në këtë gjë”, dekaloi mbesa.

Related Articles