Pasi situata në protestën e organizuar të vetëranëve ka eskaluar, ish-komandanti i UÇK-së Hisen Berisha i është bashkuar, por duke u munduar ta qetësojë situatën.
Ai e mori fjalën duke iu bërë thirrje veteranëve që të qetësohen dhe të mos dëmtojnë asgjë brenda hapësirës së Kuvendit.
“Qetësohuni, qetësohuni djema, mos gaboni me dëmtu asgjë”, tha Berisha
“Këto institucione këto rrugë, këta policë që janë detyruar të mbrojnë institucionet janë tonat, i kemi bo na. Janë si rezultat i gjakut tonë, i veteranëve. Mos guxoni me prek as edhe një pemë në këtë vend, e lëre Zot me prek Policin e Institucionin. Ashtu siç trajtohet vlera e Adem Jasharit, ashtu duhet të trajtohet çdo veteran”, tha tutje Berisha.