Greqia ka arritur të fitojë me shifrat 0-1 në mbrëmjen e djeshme ndaj Kosovës. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve.
Ndërkohë media greke “Sport24.gr” shkruan në artikullin e saj se Greqia nuk është për këtë nivel futbolli në Ligën C dhe se kundërshtarët e saj janë dukshëm inferior karshi lojtarëve helenë me shumë cilësi.
Nga ana tjetër, trajneri i Greqisë, Poget, kërkonte një fitore më të thellë:
“Kosova ka cilësi në sulm, por ne e menaxhuam mirë. Rezultati duhej të ishte 0-3, kishim mundësi të pastra. Djemtë tanë luajtën mjaft mirë dhe treguan karakter. I kërkova që të bënin një gjë të tillë para ndeshjes”, tha tekniku i grekëve.