Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadoren e Sllovenisë, Minca Benedejçiq me të cilën diskutoi për zhvillimet në vend dhe rajon.
Gjatë takimit, Benedejçiq ia dorëzoi Osmanit ftesën e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, për të realizuar vizitë zyrtare në këtë vend gjatë muajit korrik.
Osmani ka pranuar ftesën, duke theksuar se vizita do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të raporteve ndërshtetërore në fushat e interesit të dyanshëm.