Drita godet përsëri, nënshkruan me Blend Baftiun

Drita godet përsëri, nënshkruan me Blend Baftiun

Blend Baftiu është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit.

Baftiu ka nënshkruar kontratë me Dritën për dy vite, me mundësi të vazhdimit edhe për një tjetër, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e konfirmoi faqja zyrtare e klubit gjilanas, ndërsa kanë publikuar një fotografi të Baftiut dhe drejtorit sportiv, Valon Zymberit në ambientet e klubit.

“Blend Baftiu bardh e kaltër. FC Drita dhe futbollisti, Blend Baftiu kanë zyrtarizuar kontratë për 2+1 vjet me mundësi vazhdimi. Ish-kapiteni i Ballkanit, Blend Baftiu është lojtari ynë më i ri për të përforcuar repartin ofanziv te FC Drita”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Baftiu së fundmi ishte pjesë e Ballkanit, skuadër në të cilën ai kaloi katër vite.

Related Articles