Muhamed Useini ka njoftuar se është larguar nga Gjilani.
Mbrojtësi tetovar ka konfirmuar vetë lajmin për largimin e tij nga “kuqebardhët” pas tre vjetësh.
Gazeta Enigma kishte raportuar ditë më parë ekskluzivisht për këtë largim.
Useini ka falënderuar presidentin e klubit, Florim Zukën, drejtuesit, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
Faleminderit dhe mirëupafshim,
Ndarjet nuk më pëlqejnë, por unë dua ta bëj një të veçantë, për klubin i cili ishte sikurse shtëpia ime e dytë.
Faleminderit SC Gjilani për tri vite të mrekullueshme, për momentit e mira dhe ato më pak jo të mira.
Faleminderit presidentit Florim Zuka, drejtorëve, stafit, trajnerëve me të cilët kam punuar, bashkëlojtarëve dhe tifozëve “Skifterat” për gjithë mbështetjen e madhe të dhënë.
Nga zemra ju uroj shumë suksese në Evropë dhe kampionatet në vazhdim.
I juaji Meti.
/Gazeta Enigma/