Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë sanksione presidentit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Marinko Çavara.
Ata po ashtu e kanë sanksionuar edhe Allen Seraniqin dhe lajmi është bërë i ditur në ueb-faqen e Departamentit të Thesarit.
“Marinko Çavara dhe Allen Seraniq kanë ndjekur agjenda etnonacionaliste dhe politikë në dëm të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës”, ka thënë nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E. Nelson.
“Veprimet e sotme e demonstrojnë përkushtimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për stabilitet dhe prosperitet në Bosnjë dhe Hercegovinë”.