Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 73 raste të tjera të lisë së majmunëve.
Kjo bën që numri total i të infektuarve të shkojë në 302, raste këto që janë konfirmuar që nga muaji i kaluar.
287 prej rasteve me linë e majmunëve janë në Angli, 10 në Skoci, tri në Uells dhe dy në Irlandën e Veriut, raporton The Sun.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se rastet mund të jenë më të përhapura në mesin e njerëzve në komunitetin homoseksual, sepse ata kanë më shumë gjasa të paraqiten në klinikat e shëndetit seksual kur kanë simptoma.
Simptomat kryesore të lisë së majmunit përfshijnë një sëmundje të ngjashme me gripin, të dridhura dhe dhimbje muskulore, e ndjekur nga një skuqje e lëkurës./Gazeta Enigma/