Policia e ka Kosovës ka bërë të ditur se janë lënduar dy zyrtarë policorë në protestën e djeshme të veteranëve para Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas policisë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, njëri prej tyre është goditur në kokë me mjet të fortë.
“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJEN E DETYRAVE ZYRTARE /Prishtinë 06.06.2022 – 10:00-13:20. Gjatë një proteste të organizuar, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.