Sulmuesi holandez Memphis Depay do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Barcelonës në afatin kalimtar të verës, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të martën. Mësohet se Depay tashmë ka zgjedhur skuadrën e Barcelonës për të vazhduar karrierën dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.
Mësohet se Depay është pajtuar me kontratë katërvjeçare kurse për t’iu bashkuar Barcelonës ka refuzuar shumë oferta të skuadrave tjera të njohura të Evropës. Holandezi Depay te Barcelona do të transferohet si lojtar i lirë pasi kontrata me skuadrën e Lyonit i skadon pas përfundimit të sezonit aktual. Depay këtë sezon është lojtari kryesor i Lyonit si dhe bartë shiritin e kapitenit te ekipi francez.
Ai ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar dhjetë herë në 38 paraqitje në të gjitha garat për Lyonin, ekip të cilit iu bashkua para katër vjetësh nga Manchester Unitedi.