Mustafa akuzon Qeverinë për rritjen e çmimit të naftës: Familjet kosovare nuk mund ta përballojnë

Mustafa akuzon Qeverinë për rritjen e çmimit të naftës: Familjet kosovare nuk mund ta përballojnë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, së fundmi ka reaguar lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës, shkruan GazetaEnigma.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa, ka akuzuar Qeverinë që nuk ndërmori asnjë hap nga propozimet që po i bëjnë, për uljen e akcizës në naftë, ulja e TVSH-së në produktet esenciale. / GazetaEnigma

Postimi:

Rritja e çmimit të naftës s’ka të ndalur.

Qeveria nuk ndërmori asnjë hap që po i propozojmë qe sa muaj:

Nuk po e ulin akcizën në naftë

Nuk po e ulin TVSh-në në produktet esenciale

Nuk ndërmorën asnjë hap, hiç, zero!

Këto çmime dhe këtë dembeli të Qeverisë nuk ka familje kosovare që mund ta përballojë. Për familjet në asistencë sociale, as që kanë ndonjë plan.

S’kanë plan për asgjë, në fakt.

Related Articles