Futbollisti i njohur kosovar, Edon Sadriu, përmes një postimi ka bërë të ditur se është larguar nga skuadra e Llapit.
Sadriu nga llapjanët është larguar me tre trofe, dy herë ka qenë fitues i Kupës së Kosovës dhe një herë Superkupën, shkruan Gazeta Enigma.
Sulmuesi anësor e ka falënderuar kryesinë e klubit, bashkëlojtarët dhe tifozët e klubit.
Ditë më parë Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht se Sadriu pritet që t’i bashkohet klubit të vendlindjes së tij, KF Ferizaj.
Më poshtë e gjeni postimin e Sadriut: /Gazeta Enigma/