Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një makinë është përplasur me një turmë në një rrugë të frekuentuar të Berlinit.
Zyrtarët e urgjencës thonë se është e paqartë nëse incidenti, ishte i qëllimshëm apo një aksident.
Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se shoferi është arrestuar në vendngjarje.
Incidenti ndodhi në cepin e rrugëve të ngarkuara Rankestrasse dhe Tauentzienstrasse në Berlinin perëndimor.
Raportet thonë se automjeti doli nga rruga dhe u fut në trotuar përpara se të përplasej me një dyqan.
Rreth 60 punonjës të urgjencës janë në vendngjarje sipas shërbimit zjarrfikës të Berlinit. /Gazeta Enigma/