Ushtria ruse ka vrarë 263 fëmijë në Ukrainë

Ushtria ruse ka vrarë 263 fëmijë në Ukrainë

263 fëmijë janë vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit.

Ai shtoi se 478 fëmijë janë lënduar si pasojë e luftës.

Në përditësimin e tij të fundit, autoriteti tha se 15 mijë e 704 krime lufte janë regjistruar të jenë kryer nga forcat ruse deri më tani dhe 623 të dyshuar janë identifikuar.

Rusia është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve të agresionit në shumë raste, por ajo vazhdimisht i ka mohuar akuzat. /Gazeta Enigma/

Related Articles