Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur në Gjakovë gjatë ditës së sotme.
Policia me këtë rast i ka arrestuar tre persona.
Këtë e ka konfirmuar, Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
“Mund t’ju konfirmoj se sot me datë 08.06.2022 rreth orës 15:30, Policia në Gjakovë është njoftuar për një rast rrahjeje. Patrulla policore ka dalë në vendngjarje dhe ka arrestuar tre persona të moshës madhore. Dy nga të dyshuarit kishin pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Elezaj.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori publik, me rekomandimin e të cilit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar si lëndim i lehtë trupor dhe kanosje”.