Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se një mot i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fundjavë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sepse përpos indeksit të lartë UV, apelohet që të kemi kujdes gjatë kohës kur fillojnë reshjet dhe të respektohen udhëzimet, se si duhet të mbrohemi nga moti me rrufe dhe stuhitë.