Kosova sonte luan ndeshjen e tretë në grupin C2 në Ligën e Kombeve të këtij edicioni. Përballet me Irlandën e Veriut prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri Alain Giresse do të ketë mungesa të rëndësishme në këtë sfidë. Portieri Arijanet Muriq dhe mbrojtësi Fidan Aliti do të mungojnë për shkak të kartonëve të kuq, ndërsa Edon Zhegrova është larguar nga grumbullimi për shkak të dëmtimeve. Vedat Muriqi është në dyshim.
Giresse në konferencë për shtyp paralajmëroi ndryshime të detyrueshme në formacionin për ndeshjen e sotme, megjithatë shtoi se synojnë paraqitje të mirë.
Kosova fitoi ndeshjen e parë në udhëtim te Qipro 2:0, por u mposht nga Greqia 1:0 në Prishtinë.
“Dardanët” kanë tre pikë në vendin e dytë. Greqia është e para me gjashtë pikë. Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë nga një pikë.