Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka vazhduar vizitat në terren për t’i parë nga afër realizimin e disa projekteve infrastrukturore.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj komune në Facebook.
Tutje bëhet e ditur se ai ka vizituar punimet tek çerdhja “Ardhmëria 2”, sikurse edhe disa projekte të tjera të cilat po realizohen.
“Punimet te çerdhja “Ardhmëria 2”, sanimi i gropave dhe asfaltimi i rrugës në lagjen “Dardania”, janë vetëm disa nga punimet në të cilat po angazhohen ekipet tona”, ka deklaruar kryetari i Komunës, Alban Hyseni./Gazeta Enigma/