Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person nga Podujeva, pasi i njëjti kishte sulmuar bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se personi në fjalë vuan nga problemet psiqike.
Si pasojë e dhunës, lëndime trupore kishte pësuar njëra nga vajzat e tij, derisa edhe është dërguar për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit për shkak të krizës mendore është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij dy viktimat femra kosovare. Si pasoj e dhunës lëndime trupore kishte pësuar viktima – vajza e të dyshuarit e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari për shkak të krizës mendore është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë”, thuhet në njoftim.