Pesë raste të reja me COVID në Kosovë

Pesë raste të reja me COVID në Kosovë

Pesë raste të reja të infektimit me coronavirus janë konfirmuar të enjten në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 233 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar shtatë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 52.

Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.829.680 doza të vaksinës.

823.347 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.914 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

Related Articles