Nigeriani kafshon dhe gëlltit gishtin e një shqiptari

Nigeriani kafshon dhe gëlltit gishtin e një shqiptari

Një akt i kanibalizmit ndodhi në orët e mëngjesit të së mërkurës në plazhin e Riminit në Itali. Të përfshirë në sherr ishin dy nigerianë dhe dy shqiptarë, shkruan IlGiornale.

Si pasojë, 25-vjeçari ngierian i kafshoi dhe gëlltiti gishtin e dorës së djathtë të shqiptarit.

Rojet e plazhit me të dëgjuar zhurmën ndërhyn që kacafytja mes tyre të mos shkonte në akt fataliteti.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, përfshirë nigerianin që gëlltiti gishtin dhe shqiptarin që u shndërrua në viktimë.

Ata do të dalin para gjykatës ditëve në vijim.

Sipas dëshmitarëve, përplasja verbale filloi për një grua. Megjithatë, Policia nuk është bindur shumë nga ky version që nuk kishte prova për momentin.

Related Articles