Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, thotë se prej vitit 1999, presidenti rus Vladimir Putin e ka luftuar Kosovën. Sipas tij, prej rastit të Kosovës, shihet doktrina e rusit.
Deklaratat Hoxhaj i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.
“Putini e ka luftuar Kosovën prej vitit 1999 e deri në ditët e sotme”, tha Hoxhaj.
Ai ka kujtuar deklaratat e Putinit nga ajo kohë.
“Ai fol për minoritetin serb në Kosovë njëjtë sikurse kur fol sot për rusët në Donbas në Ukrainë”, shpjegoj Hoxhaj.
“Prej rastit të Kosovës, ne e shohim doktrinën e Putinit dhe nuk ka shembull më të vogël dhe më të mirë në miniaturë për ta kuptuar botën e Putinit, për të kuptuar perceptimin e tij mbi rendin ndërkombëtar, për të kuptuar çka mendon për Perëndimin”, shtoi Hoxhaj.
“Në rrafshin gjeopolitik Rusia nuk jeton në kohën tonë. Në kohën tonë ne flasim për terma, koordinim, bashkëpunim , sistem ndërkombëtar, parime e vlera. Ata jetojnë në shekullin XIX se si e shohin Ballkanin”, tha Hoxhaj.