Një ngjarje që duhet të ishte e gëzueshme për pak sa nuk u kthye në tragjedi në Meksikë, pasi ura e sapopërfunduar u shemb me njerëzit që ndodheshin aty.
Nga pamjet e publikuara shihet momenti teksa mbi 20 persona, ndër to zyrtarë të Meksikës, po kalonin në urën e sapondërtuar kur ajo papritur shembet duke marrë poshtë dhe njerëzit. Sipas të dhënave paraprake 8 prej tyre janë lënduar pasi kanë pësuar thyerje kockash.
Qeveria lokale e qytetit tha në një deklaratë se katër anëtarë të këshillit të qytetit, dy zyrtarë të tjerë të qytetit dhe një reporter lokal u plagosën dhe u desh të nxirreshin me barela nga gryka dhe u dërguan në spitalet lokale.
Ura e varur e bërë me dërrasa druri dhe zinxhirë metalikë është rimodeluar së fundmi. Sipas raporteve të lajmeve lokale, kryebashkiaku José Luis Urióstegui tha se para shëtitjes inauguruese nëpër urë disa njerëz kishin kërcyer mbi të, aq më tepër që prezenca e zyrtarëve dhe gazetarëve ka tejkaluar kapacitetin e urave sipas kryetarit.
Ura e këmbësorëve ishte pjesë e një shëtitore përgjatë një prej përrenjve të shumtë të qytetit. Cuernavaca ka pësuar rritje shpërthyese dhe ka injoruar ose ndotur në masë të madhe shumë nga rrugët e saj ujore. Shëtitja në lumë synohej të ishte pjesë e një ringjalljeje të atraksioneve natyrore të qytetit.
Qyteti i Cuernavaca ndodhet në jug të kryeqytetit të Mexico City dhe është shumë i popullarizuar për banorët vendas për t’u vizituar gjatë fundjavave të gjata.
Footbridge collapse during reopening ceremony in Mexico pic.twitter.com/Kn4X554Ydk— Adrian Slabbert (@adrian_slabbert) June 9, 2022