Supersfida në Etihad: Manchester City shumë afër finalës në Champions Leauge

Supersfida në Etihad: Manchester City shumë afër finalës në Champions Leauge

Me fillim nga ora 21:00, do të luhet ndeshja e kthimit për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në Etihad, ku Manchester City pret PSG-në.

“Qytetarët” janë me një këmbë në finalen (për herë të parë në histori) e Ligës së Kampioneve, pasi  fituan në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1, falë golave ​​të  Kevin de Bruyne dhe Riyad Mahrez.

“Ata do të jenë aq të rrezikshëm sa në ndeshjen e parë. Kanë një trajner të zgjuar dhe mund të përshtaten me çdo situatë, dhe nuk e di se si do të luajnë në këtë ndeshje. Dëshira jonë për të shkuar në finale është normale, por ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë, kështu që edhe nëse diçka shkon keq për ne, duhet të qëndrojmë të qetë.” tha trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola.

PSG, që kaloi në epërsi në ndeshjen e parë me një gol të Marquinhos, nuk duhet të presin, por lojtarët e klubit parisien duhet të luajnë ndeshjen më të mirë të këtij sezoni për t’u kualifikuar në finalen e elitës së futbollit evropian për të dytin vit radhazi.

“Në futboll gjithmonë duhet të besosh te suksesi. Ne do të përpiqemi të fitojmë, e dimë se na duhen të paktën dy gola. Sigurisht që ndiejmë pak presion, por në futboll gjëja më e rëndësishme është të përpiqesh të fitosh”, tha trajneri i PSG-së. Mauricio Pochettino, i cili nuk do të ketë mbrojtësin e majtë ( i dëmtuar) Juan Bernat, por edhe Idriss Gueye, i cili mori një karton të kuq në ndeshjen e parë.

Por një problem i madh për të do të jetë dëmtimi i muskujve të Kylian Mbappe, i cili sipas informacioneve aktuale nuk do ta nisë si titullar dhe do të presë rastin nga pankina.

Related Articles