Një grua është goditur nga një veturë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci bëri të ditur se këmbësores i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 08:30, është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Infomarcionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, është shprehur Borovci.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, shtoi ai.