Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, të premten rreth orës 22:05, policia ka identifikuar një veturë të vjedhur në vitin 2021, në Bullgari.
Sipas një njoftimi për media thuhet se vetura ka hyrë nga kufiri i Shqipërisë në Kosovë dhe ishte me targa të Maqedonisë së Veriut e cila drejtohej nga një person me inicialet B.S, shtetas maqedonas.
“Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, të premten rreth orës 22:05 vije vetura Land Rover me targa të Maqedonisë së Veriut e cila drejtohej nga: B.S., (viti i lindje 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut). Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari”, thuhet në njoftim.
Tutje sipas njofitmi, për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.