E dashura e përfolur e presidentit rus, Vladimir Putin është parë në publik për herë të parë që kur Perëndimi i vendosi sanksione.
Gjimnastja, fituese olimpike, Alina Kabaeva, 39-vjeçare, besohet se ka një familje të fshehur me presidentin rus.
Ajo u pa në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit në një kamp trajnimi të gjimnastikës ritmike me 28 fëmijë. Ajo nuk komentoi sanksionet e vendosura ndaj tyre dhe as jetën e saj private.
Ishte paraqitja e parë publike e Kabaeva-s që nga prilli, kur filmoi një spot televiziv patriotik me disa fëmijë në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Moskë, duke nderuar të vrarët në Luftën e Dytë Botërore.
Rishfaqja e saj këtë javë erdhi menjëherë pasi një kanal në Telegram e quajti atë “princesha e padukshme”.
Ndërsa Putin po përballet me luftën me Ukrainën, ajo u tha 28 gjimnasteve të reja: “Dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të mos dorëzoheni – arrini qëllimet tuaja, mos e humbni zemrën”.