Të dielën Kosova shënon 23-vjetorin e çlirimit nga Serbia.
Përveç ditës së sotme ku ka pasur aktivitete, edhe për nesër janë paraparë një mori të tilla.
Dita do të nisë me homazhe tek figurat më të mëdha të kombit, do të ketë ngjarje të tjera, ndërkaq gjithçka do të mbyllet me koncerte.
Kjo është agjenda për të dielën:
08:30 – Homazhe nga krerët shtetëror te varri i Presidentit Ibrahim Rugova;
08:40 – Homazhe nga krerët shtetëror te varri i Veprimtarit Adem Demaçi;
09:30 – Homazhe nga krerët shtetëror në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari;
10:30 – Nderim i krerëve shtetëror te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;
11:20 – Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”;
12:00 – Manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës.