Në fund të muajt gusht bëhen tri vite kur MMPHI kontaktoi kompania Infra Plus për fillimin e projektit të ujësjellësit për Orllanin.
Po ashtu, ketë vit përfundon kontrata dhe banorët presim që të paktën të përfundojë edhe projekti.
Sipas OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, më 7 prill të këtij viti zyrtarë nga MMPHI ftuan një takim, ku ishin prezent të gjithë akterët, zyrtarë nga Komuna e Podujevës, KRU Prishtina, pronari i kompanisë Infra Plus, ku të gjithë u zotuan që do të marrin përgjegjësit dhe projekti të përfundojë brenda kontratës së paraparë.
“Në cilësinë e shoqërisë civile bashkë me banorët e Orllanit që disa vite radhazi e kemi bërë shumë të qartë se sa janë duke e vuajtur banorët mungesën e furnizimit me ujit cilësor për pije. Andaj meqenëse jemi çdo ditë në teren, me shumë shqetësim po hyjmë në pjesën e dytë të muajit qershor sepse nuk po shohim kompaninë punëkryese duke punuar në teren, e që rrjedhimisht i bie të mos përfundoj projekti edhe mbas tre viteve nga fillimi i tij, pra sipas kontratës së paraparë. Duke shpreh shqetësimin tonë lidhur me këtë projekt i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse siç janë MMPHI dhe Komuna e Podujevës, të ushtrojnë përgjegjësin që kanë duke i marrë të gjitha hapat e nevojshëm në mënyrë që kompania punëkryese të obligohet të përfundoj projektin me kohë sipas kontratës, pra në fund të muajit gusht”, thuhet në reagimin e organizatës.