Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Agim Kajmaku është arrestuar në Itali me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve, Kajmaku është arrestuar më 27 Maj me 20 kilogramë kokainë, e cila në vlerën e tregut kap shifrën e 1 milion eurove.
Mediat italiane shkruajnë se ai është arrestuar së bashku me nipin e tij në në një fidanishte të njohur nga Grottamare në zonën e San Benedeto të Trontos. Lënda narkotike ishte fshehur brenda vazove të bimëve që ishin blerë nga kompania në zotërim të Kajmakut.
Dyshohet se Kajmaku dhe nipi i tij, që ishin anëtarët më të rinj të bandës, u denoncuan nga pronari i fidanishtes. Ai kishte vënë re ndryshimin që dajë e nip u kishin bërë vazove për të fshehur lëndën narkotike. Ata mbaheshin nën vëzhgim dhe përgjoheshin prej 8 muajsh nga Policia italiane.
Agim Kajmaku u shkarkua nga posti i kryebashkiakut të Vorës pas mandatit që mori në 30 Qershor 2019. Ai nuk deklaroi një procedim penal në Greqi. Ish-kryebashkiaku socialist u arrestua në 2020 në një spital i shtruar pasi vuante nga probleme shëndetësore.
Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për ish-numrin një të Bashkisë së Vorës, nga arrest me burg në detyrim paraqitje.