“E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës”

“E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës”

Në Ditën e Paqes, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se është e shenjtë kjo ditë e lirisë.

“Falë gjakut të Dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë!”.

“Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën! Kosovë, urime Dita e Çlirimit!”, thuhet në postimin e tij./Gazeta Enigma/

Related Articles