Mozzik është njëri ndër reperët e paktë që mbështesin parti politike.
Ai ka treguar gjithmonë hapur mbështetjen e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës, dhe sidomos për ish presidentin, Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.
Mozzik pak kohë më parë ka vizituar ish krerët e UÇk-së të cilët po mbahen në Hagë.
E sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, reperi ka uruar me një fotografi të vjetër të Kadri Veselit.
Reperi ka treguar se çfarë i kishte thënë Veseli gjatë vizitës së tij atje.
“Rëndë po e paguan çmimin o Lul, por pas vështirësisë vjen lehtësimi”, ka shkruar ndër të tjera reperi.