Skandaloze: Grekët shfaqin hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb në stadium

Skandaloze: Grekët shfaqin hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb në stadium

Disa tifozë grekë kanë bërë një veprim skandaloz në stadium pak para sfidës ndërmjet Greqisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.

Disa persona janë afruar afër tribunës ku janë të vendosur “Dardanët” e Kosovës dhe kanë shpalosur një flamur që përban hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

Tifozeria kosovare ka tentuar të injoroj veprimin skandaloz të grekëve, të cilët njihen për miqësi me serbët.

Pas këtij veprimi, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA mund ta dënojë Greqinë për veprimin e pahijshëm dhe skandaloz të tifozëve të tyre.

Përballja mes Greqisë dhe Kosovës nis nga ora 20:45.

Related Articles