Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila në postimin e saj për Ditën e çlirimit, ku përmendi NATO-n e KFOR-in, por jo edhe UÇK-në.
Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se është e dhimbshme dhe e çuditshme të urosh popullin shqiptar për ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së.
Postimi i saj:
Nën petkun e zëvendeskryeministres dhe ministres së jashtme të Kosovës, është e dhimbshme dhe e çuditshme të urosh popullin shqiptar për ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së e pa e çmuar jetën e saktificën e atyre pjestarëve që janë gjallë e liderëve të UÇK-së në luftë e paqe që sot padrejtësisht janë në Hagë.
Është fatkeqësi që me qendrim të tillë të qeverisë presim mbrojtjen e drejtë të luftës së UÇK-së, denimin e Serbisë për gjenocidin në Kosovë, e trajtimin me dinjitet të veteranëve!/Gazeta Enigma/