Qyteti lindor i Ukrainës, Severodonetsk është sulmuar sërish nga rusët.
Mësohet se rreth 500 njerëz, përfshirë 40 fëmijë mbetën të strehuar në bunkerë në fabrikën kimike Azot, raporton Sky News.
Guvernatori rajonal, Serhiy Haidai tha se kjo zonë industriale mbetet nën zjarr të rëndë artilerie mëngjesin e sotëm.
Ai shtoi se forcat ruse kontrollojnë rreth 70 përqind të qytetit dhe luftimet atje janë të ashpra.