Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dje në 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës nuk e përmendi fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
E në mbrojtje i ka dal bashkapartiaku i saj, Haxhi Avdyli.
Avdyli në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një fjali.
“Ata që e kanë sha t’birin e Adem Jasharit nuk osht seri qe e shajnë edhe t’bijen e Jusuf Gërvallës!”, thuhet në postim.
Por, kujtojmë se komandant i UÇK-së ishte edhe Adem Jashari i cili bashkë me familjen e tij dhanë shumë për lirinë e Kosovës, ndërsa Gërvalla nuk e përmendi as UÇK-në e as Adem Jasharin në postimin e saj.