Një pjesëtar i ekuipazhit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan.
Në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan. Si pasojë e lëndimeve, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Rasti është hapur si “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.