Një vajzë ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte me një shtetas të Kosovës.
Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike.
Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë në hotelin ku po qndronin kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë.