Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka deklaruar dy vetura në vlerë prej 75 mijë euro.
Sipas formularit të deklarimit të pasurisë, Haxhiu ka deklaruar se një veturë “Q7” e ka blerë 61 mijë euro me ndërrim dhe një veturë tjetër “Mercedes” në vlerë prej rreth 14 mijë euro.
Deputeti i PDK-së poashtu ka deklaruar paga vjetore familjare prej rreth 47 mijë euro dhe pasuri të patundshme në vlerë prej mbi 400 mijë euro.