Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2022.
Në mesin e deputetëve të cilët kanë deklaruar pasurinë e tyre është edhe deputetja e VV-së, Adriana Matoshi e cila posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 400.000.00 eurove.
Deputetja e LVV-së ka deklaruar edhe një veturë që është blerë me kursime familjare në vlerë prej 3,000 eurove.
Ajo po ashtu ka deklaruar se të hyrat vjetore nga Kuvendi i Kosovës janë diku rreth 15 mijë e 993 euro, ndërsa nga lokali merr 2 mijë e 513 euro dhe nga produksioni i serialit merr nga 1 mijë euro.