Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka thënë se Festivali Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë.
Festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar. Në media u raportua se kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.
Ndërkohë nënkryetarja e komunës së Prishtinë, komunë e cilai ka ndarë tokën prej 17 hektarëve për 99 vite, insiston se lokacioni i festivalit nuk duhet të lëvizet.
“Sunny Hill Festival duhet të mbahet në Prishtinë. Shtëpia e Duas është Prishtina. Prishtina e ka hapë zemrën për Duan. Çfarëdo aventure tjetër politike është e papranueshme. #SunnyHillNëPrishtinë”, shkroi ajo në Facebook.