Vjen reagimi nga Presidenca pas ikjes së festivalit Sunny Hill nga Prishtina

Vjen reagimi nga Presidenca pas ikjes së festivalit Sunny Hill nga Prishtina

Donika Miftari, këshilltare kryesore për Komunikim të presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë, shkaku i vonesave procedurale nga ana e MAPL-së.

Në një postim në Twitter, Miftari ka përkujtuar se Sunny Hill është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Zyra jonë lufton për ta mbajtur atë në Prishtinë – rinia jonë pret dhe meriton më mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për ta kthyer aty ku i takon”, ka shkruar ajo duke cilësuar Dua Lipën si ambasadore të Kosovës në botë.

Related Articles