Të mërkurën do të vazhdojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë në të gjithë Kosovën, pas arritjes së 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech.
Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.
Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95 mijë doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.
Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka edhe duhet të kenë dëshmi.