Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin të mërkurën

Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin të mërkurën

Të mërkurën në Kosovë pritet të zhvillohen disa ngjarje, me çrast Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në orën 9:00, raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Pastaj, Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë  takohen me  lidhur me vizitën në Bruksel. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30) 

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët formimi i grupit punues për përcaktimin formatit te raportit financiar te RTK-se dhe formimi i grupit punues për hartimin e planit vjetor te punës së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale dhe Drejtori i Autoritetit Aviacionit Civil raportojnë para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë lidhur me raporti vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

Rifillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësor nga e tërë Kosova. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

Për nderë të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit, komuna e Deçanit mban seancë Solemne për nder të Ditës së Dëshmorëve. (Ndërtesa e Komunës se Deçanit, ora 10:00)

Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Hotel Sirius, ora 11:00)

Ministri i MFPT, Ministri i MPB, Ministrja e ME dhe Drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të auditimit të performancës “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit në institucionet publike’.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shpallet konkursi për zgjedhjen e dy anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe një anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues i shoqërisë civile, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Kolegji i Kirurgeve të Kosovës promovon botimin e revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti pret në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa një orë më pas dalin bashkë në konferencë për medie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 14:00)

Related Articles