Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.
Kurti në këtë takim ka thënë se shpreson që me rolin që Michel ka si koordinues i samiteve të Këshillit të BE-së ta përkrahë liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Duke e njohur rolin e rëndësishëm që ka Presidenti Michel në koordinimin e konkluzioneve të samiteve të Këshillit Evropian, kryeministri shprehu shpresën për përkrahje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
Kurti e ka njoftuar presidentin e Këshillit të BE-së edhe për synimin që Kosova ka të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. “Kryeministri Kurti theksoi vullnetin dhe bindjen e fuqishme të popullit të Kosovës për të ardhmen evropiane dhe në Bashkimin Evropian dhe e njoftoi Presidentin Michel për aplikimin për statusin e vendit kandidat, që planifikohet të bëhet deri në fund të vitit. Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet dhe është e përkushtuar