Teatri Kombëtarë i Kosovës do t’i nënshtrohet një renovimi të plotë të hapësirave brenda saj pasi është vlerësuar se ka një degradim dhe rrezikshmëri për punonjësit dhe ata që e frekuentojnë teatrin.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës përmes një komunikate.
Ky renovim do të bëhet në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për ofrimin e ekspertizës profesionale për QRTK në Prishtinë në procesin e hartimit të projektit të konservimit/restaurimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Por që nuk është bërë e ditur se kur do të fillojnë punimet për renovimin e Teatrit Kombëtar e as sa do të zgjasin.Poashtu nuk është bërë e ditur se ku do ti vazhdojnë angazhimet stafi që janë të angazhuar aktualisht apo ku do të zhvillohen shfaqjet teatrale.