Me mbylljen e seancës së Kuvendit edhe veteranët kanë ndërprerë protestën që e nisën nga ora 09:30 e mëngjesit.
Veteranët ndonëse herë pas here tentonin të hynin brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, krerët e OVL-së u kërkonin që të kenë kujdes dhe të mos bëjnë presion mbi policët.
Kështu me të përfunduar seanca dhe protesta, veteranët u dhuruan lule pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.