Varhelyi për “non-paper-s”: Nuk janë të vërteta por u shërbejnë synimeve të tjera

Varhelyi për “non-paper-s”: Nuk janë të vërteta por u shërbejnë synimeve të tjera

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se përmbajtjet e ‘non-paper’ të fundit që flasin për ridefinim të kufijve në Ballkan, nuk janë të vërteta.

Ai tha se e dinë të gjithë se ku na çon një prekje e kufijve të Ballkanit Perëndimor, por duke theksuar se dokumenti i ashtuquajtur “non-paper” ka synime të tjera

“Është si një stinë ku tashmë po shikojmë që kanë lulëzuar non paper. Është interesante kur dëgjojmë lajme të tilla. Por asnjë nga këto nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta do të ishim të shqetësuar. Se ripërcaktimi i kufijve ne Ballkanin Perëndimor e dimë të gjithë se ku na çon. Asnjë person serioz nuk do e vinte në tryezë për ta diskutuar dhe në veçanti në këtë rajon ku jemi. Nuk janë të vërteta, por u shërbejnë synimeve të tjera. Jam i qetë se ata janë njoftuar nga personat që janë atribuuar këto letra. Kjo është stinë se si do ta bëjnë Ballkani Perëndimor. Për hapjen e negociatave. Për aplikimin e metodologjive të reja, si do të kemi sukses mes dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.

Related Articles